Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë/ Sheholli: I jemi falenderues kryeministrit Rama që e bëri të mundur

schedule16:25 - 4 Mars, 2024

schedule 16:25 - 4 Mars, 2024

Kjo e hënë shënoi hapjen e bazës ajrore të NATO-së në Kuçovë, e cila është baza e vetme e Aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, eksperti i sigurisë, Fatmir Sheholli ka falenderuar kryeministrin Edi Rama, që e bëri të mundur këtë ngjarje historike.

Ai ka theksuar se pavarësisht figurave që ndodhen në krye të vendit, siç është Albin Kurti, i cili ka një ftohje me NATO-n, por dhe me aleatin kryesor SHBA, kjo ngjarje tregon se NATO dëshiron të dëshmojë për popullin tonë një kapitull të sigurisë.

“Ditë më të lumtur dhe historike në prag të epopesë së ushtrisë çlirimtare të Kosovës, më 5, 6, 7 mars, kur në Kuçovë u hap bazë çlirimtare e NATO-s. Ajo që ka të bëjë me çështjen e sigurisë rajonale është e jashtëzakonshme. Ne jemi falenderues përjetë kryeministrit Edi Rama, duke pasur parasysh që qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin ka një ftohje jo vetëm me NATO-n, por edhe me aleatin tonë kryesor SHBA. Kjo ndodhi e dëshmon që NATO për botën shqiptare, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë dëshiron që vetëm të sigurojë për popullin një kapitull të sigurisë për kombin tonë. NATO dëshmon që pavarësisht figurave politike që mund të jenë në krye të një vendi siç është në Kosovë, hapësirën dhe çështjen që ka të bëjë me sigurinë e popujve në këtë hapësirë siç është Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe hapësira ku ka kudo shqiptarë, edhe flet për dëshminë e NATO-se, që këtu flitet për sigurinë popullore që i takon popujve modern dhe që nuk e çajnë veshin për çështjet se çfarë janë raportet për çështjet të caktuara, në këtë rast për çështje të sigurisë së Kosovës”, u shpreh Sheholli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!