Hapi zyrë pasi doli nga burgu/ U premtonte biznesmenëve tendera në ministri, si ra sërish në pranga 39-vjeçari?

schedule10:12 - 11 Gusht, 2023

schedule 10:12 - 11 Gusht, 2023

Policia e Tiranës vu në pranga ditën e sotme shtetasin Indrit Aliu (Kolleshi) 39-vjeç, pasi ky shtetas nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm , duke pretenduar se ka njohje brenda Ministrisë së Infrastrukturës dhe mund t’i ndihmonte me tendera kryesisht në aktivitetin e minierave dhe të ndërtimit.

Ai pretendon se në kundrejt shumave të parave, mund t’i jepte atyre tenderat që ata kërkonin.

LEXO EDHE: EMRI/ Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash duke mashtruar biznesmenë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

39-vjeçari u arrestua, pasi ka qenë një biznesmen që ka bërë kallëzim në polici, pasi kishte kuptuar se ishte mashtruar.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se në 2011, Indrit Aliu është dënuar me 10 viute burg po për mashtrim, në atë kohë mashtronte ndërtues.

Ai së fundmi për joshur viktimat e tij, kishte hapur edhe një zyrë të tijën.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The eye”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Rinas, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nëpërmjet mashtrimit, duke u premtuar tendera, biznesmenëve të ndryshëm, vihet në pranga një 39-vjeçar.

Sekuestrohen 2 aparate celulare, kontrata dhe dokumente të ndryshme, të cilat i arrestuari i përdorte për skemën e tij të mashtrimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Rinas, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The eye”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Indrit Aliu (Kolleshi)., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm, duke u prezantuar si zyrtar i lartë në institucione, dhe në këmbim të shumave monetare, iu ka premtuar atyre tendera të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare, kontrata dhe dokumente të ndryshme të cilat autori i dyshuar i përdorte për skemën e tij të mashtrimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!