Hapi zjarr ndaj policisë dhe u arratis, kapet 28 vjeçari shqiptar në Itali

schedule16:46 - 25 Shkurt, 2020

schedule 16:46 - 25 Shkurt, 2020

Policia italiane ka vënë në pranga një 29 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim. Mediat italiane raportojnë se shqiptari Rigent Xhixha, 29-vjeç është autor i disa veprave penale si “vrasjes së mbetur në tentative”, “grabitje, marrje të pasurive të vjedhura me dhunë” (ngjarje të ndodhura në 30.01.2020 në Colonnella – Teramo ).

Ndër të  tjera në mediat fqinje shkruhet se Xhixha i kishte kishte hapur zjarr kundër policisë gjatë një ndjekjeje. Pas reagimit ai ka dalë nga makina dhe gjatë ecjes në këmbë vazhdoi të qëllonte Karabinierët, të cilët reaguan ndaj zjarrit, por burri u zhduk.

Ndërkohë ndalimi i tij sipas mediave është bërë në qendrën historike të Brindizit, në datën 04.02.2020, nga Karabinierët e Njësisë Hetuese të Brindisi dhe Teramo dhe në rrethanë ai ishte gjetur në posedim të një pistolete të kalibrit Beretta 22, të mbushur me plumba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!