Hapet Tuneli i Murrizit/ Balluku: Gjatësia e tij është 3. 8 kilometra, gjithçka është funksionale

schedule15:52 - 14 Mars, 2025

schedule 15:52 - 14 Mars, 2025

Hapet tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja morën pjesë në inaugurimin e kësaj vepre infrastrukturore, që lidh Dibrën me Tiranën.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se gjithçka në tunel është e përfunduar.

Ajo e konsideroi tunelin e Murrizit, si një prej krenarive të infrastrukturës së Shqipërisë.

“Sot hapet tuneli është 3.8 kilometrash i gjatë. Është i përfunduar në gjithë komponentët e tij. Gjithçka është funksionale. Kemi bërë të gjitha testet. Këtu ndodhen të vendosura të gjithë njësitet e zjarrfikëse. Kemi dhe tunelin e emergjencës. Ka 11 hyrje dhe dalje tuneli i emergjencës. Është një nga pjesët e krenarisë së infrastrukturës shqiptare. Po kalojmë në një tunel, që është i blinduar i gjithi në pjesë hekuri”, tha ajo.

Ndërsa në total Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 km, dhe do të  lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!