Hapet tuneli i Llogarasë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë në 7 minuta

schedule10:38 - 5 Korrik, 2024

schedule 10:38 - 5 Korrik, 2024

Hapet tuneli i Llogarasë, një vepër që shkurton distancën nga Dukati në Palasë në 7 minuta.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së tunelit është edhe kryeministri Edi Rama si edhe zv/ kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kreu i qeverisë tha më herët se tuneli është një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.  Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash tuneli i Llogarasë shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut. Qeveria shqiptare parashikon që bashkë me Aeroportin e Vlorës, tuneli i Llogarasë do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë./abcnews.al