Hapet shkolla e parë për transgjinoret në Pakistan

schedule10:28 - 10 Korrik, 2021

schedule 10:28 - 10 Korrik, 2021

Pakistani ka hapur shkollën e saj të parë të financuar nga qeveria për gratë transgjinore. Ato shpesh abuzohen seksualisht, sulmohen dhe madje vriten. Shumica prej tyre madje hezitojnë të regjistrohen në shkolla për të shmangur diskriminimin.

Komuniteti Khawaja Sira daton prej qindra vitesh dhe njihet si gjinia e tretë në Azinë e Jugut. Më parë, personave transgjinorë u ishte mohuar trajtimi, sepse mjekët nuk mund të vendosnin nëse duhej t’i trajtonin ata në një repart për meshkujt ose femrat.

Shumë janë larguar nga familjet e tyre dhe shoqëria, duke siguruar jetesën përmes vallëzimit, ose seksit me pagesë.

Murad Raas, ministër i arsimit për provincën Punjab u zotua se do të sigurojë “Arsim për të gjithë” ndërsa njoftoi hapjen e shkollës këtë javë në qytetin e Multan.

Deri më tani janë regjistruar 18 nxënës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!