Hapet rruga Qafa e Thores pas ortekut, ARRSH: Tashmë mund të vizitoni Thethin

schedule18:25 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 18:25 - 27 Dhjetor, 2021

Rruga Qafa e Thores-Theth është hapur për qarkullim. Lajmin e bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërsa kjo është hera e parë që kjo rrugë është e hapur në këtë periudhë të vitit.

Në këtë aks me terren të vështirë malor gjatë dimrit ka prani dëbore , temperatura të ulëta dhe herë pas here bien edhe ortekë. Megjithatë, siç njoftohet rruga tashmë është e hapur dhe turistët vendas dhe të huaj mund të vizitojnë fshatin Theth. Megjithatë, bëhet thirrje që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe gjatë udhëtimit të reduktojnë shpejtësinë  e të pajisen me zinxhirë e goma dimërore.

NJOFTIMI

“Hapet për qarkullimin e mjeteve ? rruga Qafa e Thorres-Theth ? ?Për herë të parë në këtë periudhë u hap rruga nga Qafa e Thores deri në Theth✅ ?Një aks me ❄️ terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra ⚠️ temperaturat e ulëta ?dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve ?borëpastruesve dhe të punëtorëve? ?Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin ? ⚠️Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën ?? të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.”

Kujtojmë se disa ditë më parë rruga për në Qafë Thorë u bllokua pas rënies së një orteku.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!