PronatyraMD hapi 10 dyqanet e saj të para, në Tiranë, Durrës dhe Aeroportin Ndërkombëtar në Rinas.
Një festë e vërtetë, jo vetëm për Pronatyra Group, e cila sjell në Shqipëri produktet dhe markën e mirënjohur italiane MD, por edhe për të gjithë qytetarët, të cilët do të gjejnë më shumë produkte cilësore me çmime të lira çdo ditë.
Përmes një sistemi modern logjistik midis Italisë dhe Shqipërisë, PronatyraMD garanton cilësinë dhe freskinë e çdo produkti, prodhim autentik 100% Italian.
Produkte të freskëta, plot shije, pije dhe verërat kaq të dëshiruara italiane, me çmime si asnjëherë më parë, produkte ushqimore dhe detergjentë të ndryshëm, pra çdo gjë ju duhet në familje, por duke kursyer më shumë.
Ky është modeli më i ri i blerjeve që garantohet nga transparenca dhe ndershmëria ndaj klientir dhe që konsiderohet nga kompania si arma e saj më e fortë.
Çmime të lira çdo ditë, do të thotë më shumë kursime për familjet, më shumë produkte italiane, më shumë shije me tryezat plot, më shumë mirëqënie në familjet tuaja.
Me sloganin “Blerje të mbara Shqipëri”, PronatyraMD është destinacioni i sigurt dhe i duhur për blerjet tuaja!