Hapet procedurë parahetimore ndaj Presidentit maqedonas

schedule14:11 - 30 Tetor, 2018

schedule 14:11 - 30 Tetor, 2018

Prokuroria Publike e Maqedonisë do të hapë procedurë hetimore kundër presidentit Gjorge Ivanov për shkelje të Kushtetutës. Ky insitutcion informon se duke vepruar në bazë të dy kallëzimeve penale anonime në lidhje me mos nënshkrimin e Ligjit për Gjuhët dhe Marrëveshjes së Prespës, vepron në procedurë parahetuese, në drejtim të konfirmimit të fakteve.

“Për këtë qëllim janë kërkuar të dhëna dhe informacione nga Kuvendi i Maqedonisë dhe nga Kabineti i Presidentit për të verifikuar se kur janë sjellë vendimet në presidencë, si dhe për çfarë arsye nuk janë nënshkruar nga ana e Ivanov”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Kreu i shtetit të Maqedonisë ka kundërshtuar hapur Ligjin për Gjuhën dhe marrëveshjen për emrin me Greqinë duke thënë se bien ndesh me Kushtetutën e vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!