Hapet “porta e ferrit” në Paqësor

schedule09:45 - 3 Korrik, 2021

schedule 09:45 - 3 Korrik, 2021

Një zjarr shpërtheu në sipërfaqen e Oqeanit Paqësor në perëndim të Gadishullit Jukatan të Meksikës. Mediat e huaja raportojnë se vatra e zjarrit në mes të oqeanit ka shpërthyer pas rrjedhjes së gazit nga një tubacion nëndetës.

U deshën pesë orë që zjarri të shuhej, sipas kompanisë së naftës, Pemex. Flakët e mëdha portokalli që ngrihen nga uji dhe i ngjajnë llavës së shkrirë janë quajtur “sy i zjarrtë” nga përdoruesit e mediave sociale për shkak të formës rrethore të flakës.

Pemex theksoi se nuk u raportuan lëndime dhe se prodhimi nuk u prek pasi zjarri shpërtheu rreth orës 5:15 të mëngjesit me kohën lokale. Zjarri u shua plotësisht nga ora 10:30 e mëngjesit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!