Hapet një pus në Indonezi, i vendoset emri i heroit Anri Kashiku

schedule11:39 - 17 Korrik, 2022

schedule 11:39 - 17 Korrik, 2022

Një grup vullnetarësh në Indonezi kanë hapur një pus uji, të cilit i kanë vënë ermin e Anri Kashikut.

18-vjeçari Anri Kashiku humbi jetën për të shpëtuar nga mbytja vëllain dhe shokun e tij të mitur në Durrës.

Lajmi është dhënë nga imami Ahmed Kalaja. Anri Kashiku u shpall “Dëshmor i Atdheut”, pas aktit heroik që ai bëri.

Ngjarja ndodhi më 14 korrik në Bisht Pallë. Anri Kashiku ishte futur për të shpëtuar vëllain e tij Ersian Kashiku , dhe shokun e tij 15-vjeçar që po rrezikonin të mbyteshin. Bashkë me ta ishin edhe disa shokë nga Shën Vlashi i Durrësit, fshat që është shumë pranë vendit të ngjarjes.

Ata kanë shkuar paradite në det, por nga mesdita, rresth orës 12:00-13:00 deti ka filluar të trazohet dhe dy 15-vjeçarët kanë hasur vështirësi në ujë. Me t’i parë, Anri Kashiku është futur menjëherë në ujë për t’i shpëtuar.

I riu ka shkuar fillimisht me pedalone për të shpëtuar të miturit, por edhe mjeti filloi të mbytej. Në këtë moment Kashiku ka vendosur të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllanë dhe shokun e tij me not. Ndërkohë, dallgët e kanë nxjerrë sërish pedalonen në breg. 18-vjeçari hero ia doli të shpëtonte dy të miturit por nuk arriti që të dilte vetë në breg.

Kryeministri Rama vizitoi një ditë më vonë  familjen e 18-vjeçarit.

Qeveria e shpalli  Anri Kashikun “Dëshmor të Atdheut”, dhe kryeministri Rama i dorëzoi certifikatën babait të 18-vjeçarit.

/Abcnews.al/