Në Moskë është hapur galeria e artit me autografë të personave të famshëm.
Nga Tolstoi e deri tek aktori Pirs Brosnan, nga firma e Sofia e Loren e deri letra me shkrim dore e Antuan Sant Eksuperi, autor i librit “Princi i vogël”; por edhe shumë firma të tjera dhe objekte të personave të famshëm të së kaluarës dhe të tashmes.
Galeria quhet “Stargift Project” – projekti i dhuratave të yjeve. Çdo gjë nisi disa vjet më parë me një koleksion sportiv, me dorezat e Majk Tajson, bluzën e Diego Maradona, Leo Messi e Cristiano Ronaldo, objekte që i përkisnin Pele dhe shumë të tjerë akoma.
Dhe çdo gjë ka shkuar shumë mirë që në fillim. Koleksionisti dhe bashkëthemeluesi i këtij projekti shprehet për Euronews, se kishte kuptuar se tregu botëror i autografëve, ishte shumë i madh dhe vlente qindra milion dollarë. Dhe kështu kishte menduar se nuk duhej të kufizohej vetëm me sportin, pasi është dhe historia, muzika, kinemaja, letërsia dhe politika.
Por nuk ka vetëm autografë: mes pjesëve më të veçanta të ekspozuara, janë fletët e pentagramit të kompozitorit Sergei Rakmaninof, një fustan i këngëtares Madona, fotografitë e Salvator Dalì, një lojë Domino e firmosur nga Pikaso dhe një autograf i Dalai Lama.
Duke qenë një galeri artë e mirëfilltë, çdo gjë është në shitje, dhe objektet të cilat nuk gjenden më. Por nëse dikush ka para – shumë para, mund të blejë atë që preferon dhe të nisë një koleksion personal./abcnews.al