“Hapet” kufiri me Kosovën, nis zbatimi i masave të reja

schedule09:33 - 27 Nëntor, 2021

schedule 09:33 - 27 Nëntor, 2021

Qytetarët e Kosovës janë drejtuar për në Shqipëri në prag të festave të nëntorit. Ata kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas liderët e dy qeverive shpallën në Elbasan lehtësimin e kalimit kufitar pa kontrolle, por vetëm me kamera.

Policia kufitare ka marrë masa për të mos krijuar radhë të panevojshme në kufi duke lehtësuar kalimin e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

Një prej tyre shprehet për ABC se me rregullat e reja nuk i është dashur të presë gjatë në kufi. Ai ka edhe një urim për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen.

“Jemi duke shkuar për festë në Durrës. Nuk kemi pritur fare në doganë. Besoj se gjithçka në rregull. I uroj festën e pavarësisë. Gëzofshin të gjithë shqiptarët në të gjithë trojet shqiptare”, shprehet ai. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!