Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë të premte bën me dije se do të hapet një tjetër segment në ish- Sheshin Shqiponja.
Sipas ARRSH pritet që pasditen e sotme të bëhet dhe hapja e kryqëzimit në këtë segment rrugor.
Ndër të tjera mësohet se qarkullimi në këtë kryqëzim do të bëhet nën regjimin e semaforëve.
“Sot në orën 19:30 ⏰ do të bëhet hapja e kryqëzimit ?tek ish-Sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve ?duke kompletuar kështu planin definitiv ? të menaxhimit të trafikut për nivelin zero”, thuhet në njoftimin e ARRSH. /abcnews.al