Hapet Kapshtica, nga sot Greqia lejon punëtorët sezonalë, MEPJ: Kushtet për të kaluar

schedule16:45 - 22 Maj, 2021

schedule 16:45 - 22 Maj, 2021

Rihapet pika doganore në Kapshticë. Pala greke ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotme deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shqiptarëve në drejtim të vendit fqinj, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.

Por cilat janë kushtet për të kaluar? Sipas policisë shqiptarët që do të shkojnë për të punuar në Greqi më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve./ Abcnews.al