Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës.
Ai ka njoftuar se gjimnaz më i madh i qarkut verilindor është hapur, pas reastaurimit, madje ka ndarë dhe pamje nga ambientet e brendshme.
Sipas Ramës, me buxhetin 2024 do të përfundojnë investimet në 30 shkolla dhe kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug.
“Shkolla “Havzi Nela” sapo ka hapur dyert e rilindur, me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Kukës, duke ofruar kushtet më të mira për 1 mijë nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi, më i madhi i qarkut verilindor.
Me buxhetin 2024 përfundojmë investimet në 30 shkolla dhe hapim kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug”, ka shkruar kryeministri krahas pamjeve të gjimnazit./abcnews.al