Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pasuesi i Altin Dumanit/ KLP nis procedurën e zëvendësimit, mandatit mbaron më 18 dhjetor

schedule10:09 - 17 Shtator, 2025

schedule 10:09 - 17 Shtator, 2025

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur zyrtarisht garën për drejtuesin e ri të Prokurorise se Posaçme , për zëvëndësimin e Altin Dumanit, mandati i të cilit përfundon në 18 dhjetor.

““I bëjmë thirrje prokurorëve të SPAK të aplikojnë, dorëzojnë platformën e tyre mbi çështjet me rëndësi”

Anetaret e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, iu lanë 3 jave kohe kandidateve qe synsojne drejtimin e SPAK për të paraqitur platformen e tyre.

“Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 8 tetor 2025. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”.

Prokurorët e SPAK që do të kandidojnë për drejtimin e prokurorisë duhet te dorezojne edhe platformen se si ata mendojne se do ta udheheqin prokurorine e posacme 3 vitet e ardhshme. Ne platforme duhet te perfshihen eksperiencat ne ndjekjen e ceshtjeve me rendesi ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, aftesite organizative si dhe bashkëpunimin me mediat. Mbledhja e anetareve te Klp per celjen e gares per drejtuesin e ri te spak u ndoq edhe nga perfaqesues te ambasades amerikane.

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i prokurorisë pas krijimit të këtij institucioni. Ai zëvendësoi Arben Krajën që ishte edhe drejtues i parë i Prokurorisë së  Posacme. Drejtuesi i ri ka një mandat 3 vjeçar dhe do të zgjidhet nga radhët e prokurorisë së posaçme me shumicë votash të anëtarëve të KLP.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!