Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapet festivali i “Resë”

schedule15:55 - 18 Maj, 2019

schedule 15:55 - 18 Maj, 2019

Edhe këtë vit bashkia e Tiranës çeli hapjen e Festivali të Resë. Kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj njoftoi se do të ketë 214 artistë nga 18 shtete të botës të cilët do i dhurojnë qytetit një mori performancash artistike dhe ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen për të ndjekur këtë event në ditët në vazhdim.

 

Nisi për të tretin vit festivali i Resë, ku për dy javë do të ketë performanca nga 214 artistë nga 18 shtete të botës. Instilacioni i resë është realizuar nga artisti japonez Sou Fuxhimato tre vite më parë duke u shndërruar në një ambient për aktivitete të shumta kulturore. Në hapjen e festivalit, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët të ndjekin këtë festival.

“Të dielën kemi performancën nga Japonia, më pas nga shumë shtete të tjera. Prandaj, jemi munduar të bëjmë një ndërthurje të asaj që është Tirana sot. 18 herë, në të 18 gjuhët tuaja, ju falënderoj që keni pranuar të jeni pjesë e këtij gërsheti dhe jam mirënjohës sepse “Reja” u kthye nga një tufë shufrash hekuri, në një institucion”,

Stresohemi e dramatizojmë kot, shumë zhurmë për asgjë, ndërkohë që harrojmë se ka kaq shumë arsye për të qenë të gëzuar dhe për të qenë bashkë. Deri në datën 30, do ketë gjithmonë diçka te ‘Reja’”,

Pritet që përgjatë këtyre ditëve të ketë një ndërthurje të arteve të ndryshme me performanca të shumta nga kërcimi modern deri tek këngët dhe vallet e folklorike shqiptare./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!