Hapësira të pakta dhe zero gola, merr fund aventura ukrainase e shkodranit

schedule18:03 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 18:03 - 18 Dhjetor, 2019

Rubin Hebaj u shpall kampion i Shqipërisë me Partizanin sezonin e kaluar, teksa në verë nisi një aventurë të re në karrierë. Sulmuesi shkodran firmosi një kontratë deri në vitin 2021 me Vorskla Poltava dhe u transferua në kampionatin ukrainas.

21-vjeçari është aktivizuar në 5 ndeshje deri tani dhe nuk ka arritur të gjejë golin e parë në elitën e futbollit ukrainas. Hebaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku zyrtarizon largimin nga Vorskla.

Kjo aventurë nuk shkoi ashtu si pritej dhe përfundoi shpejt, teksa lojtari i Shpresave falënderon stafin teknik, lojtarët dhe tifozët për momentet e kaluara me ta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!