Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për grupkapitullin “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, e dyta në më pak se një muaj.
Në emër të Shqipërisë, bisedimet i udhëhoqi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ishte i shoqëruar nga ministrja Adea Pirdeni dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në një reagim në platformën X uron Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërinë, i cili përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.
“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së”, shprehet Marta Kos.
Congratulations to Albania for opening Cluster 3 on competitiveness and inclusive growth today!
It means a stronger Albanian economy for the benefit of your citizens and another step closer to the EU.#EUEnlargement is about advancing day by day. pic.twitter.com/4lzWVpnbHU
— Marta Kos (@MartaKosEU) May 22, 2025