Hapen thirrjet për “start-up”/ Financim deri në 9 mln lekë për sipërmarrjet e reja inovatore

schedule16:14 - 17 Shkurt, 2024

schedule 16:14 - 17 Shkurt, 2024

Çdo sipërmarrje e re me ide novatore mund të aplikojë përmes portalit “e-Albania” brenda një afati 30 ditor për të fituar mbështetje financiare. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se janë 300 milionë lekë të vëna në dispozicion për vitin 2024 nga Qeveria Shqiptare përmes këtyre granteve synohet mbështetja e startup-eve në vlerë deri në 9 mln lekë.

Ministrja Ibrahimaj njoftoi se së shpejti do të prezantohet Strategjia për Sipërmarrjet Inovativee cila  do të ndihmojë në ristrukturimin e start up-eve.

Përmes kësaj thirrjeje, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Startup Albania synojnë mbështetjen financiare deri në 75 projektet më të mira, me qëllim ndërlidhjen e ideve inovatore për zhvillimin e bizneseve ekzistuese, veçanërisht në sektorët prioritar të Qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!