Hapen parukeritë, dentistët e qendrat tregtare, shtohen zonat e gjelbra

schedule07:31 - 11 Maj, 2020

schedule 07:31 - 11 Maj, 2020

Kjo e hënë nis dhe me lehtësimin e masave dhe hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit.

Nga sot vendit i shtohen edhe 14 zona të reja të gjelbra, konkretisht Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Lexo edhe:Rama njofton hapjen e vendit nga e hëna: 6 bashkitë që mbeten zonë e kuqe pas 11 majit

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbra me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje. Gjithashtu në këto zona ka dhe një zgjatje të fashës së orarit për të lëvizur nga ora 05:00-21:00.

Nga data 11 maji do të hapen edhe blloku i tretë i bizneseve duke lejuar që të ushtrojnë aktivitetin e tyre  sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Lexo edhe: Manastirliu firmos urdhrin: Sa orë do qëndrojnë hapur berberët, parukeritë e qendrat tregtare

Një tjetër ndryshim është edhe me karantimin e të riatdhesuarve, ku nuk do të ketë më hotele karantinë, por të gjithë shqiptarët e ardhur në vendin tonë do të karantinohen në banesat e tyre.

Ndërkohë përjashtim nga lehtësimi i masave bëjnë Bashkitë të shpallura zonë e kuqe, si Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini, Kruja dhe Fieri,  ku të të jetë në fuqi i njëjti regjim oraresh dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara nga zona e gjelbër dhe e kundërta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!