Hapën një vrime në Murin e Madh, dy të arrestuar në Kinë

schedule11:14 - 5 Shtator, 2023

schedule 11:14 - 5 Shtator, 2023

Dy persona kanë rënë në prangat e autoriteteve kineze pasi akuzohen që kanë hapur një vrimë me ndihmën e një eskavatori në Murin e Madh të Kinës, proceduan autoritetet në Kinë.

Mediat e huaja shkruajnë se policia në provincën Shaanxi ndoqi gjurmët e makinës së përdorur nga dy të dyshuarit për të hapur një vrimë në mur, të cilën UNESCO e ka përfshirë që nga viti 1987 në trashëgiminë botërore të njerëzimit.

Gjatë marrjes në pyetje, dy të dyshuarit kanë pranuar, se e kanë hapur vrimën sepse kanë dashur të shkurtojnë rrugët e tyre./abcnews.al