Autoritetet izraelite kanë nisur kërkimet pasi gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga burgu më i sigurt në vend.
Të burgosurit besohet se kanë hapur një vrimë në dyshemenë e qelisë së tyre në burgun Gilboa, pastaj janë zvarritur nëpër një zgavër dhe përmes një tuneli kanë kaluar nën murin e jashtëm.
Zyrtarët u alarmuan nga fermerët të cilët i vunë re që vraponin nëpër ara. Të arratisurit përfshijnë një ish-udhëheqës të grupit militant Brigada e Dëshmorëve Al-Aksa dhe pesë anëtarë të Xhihadit Islamik.
Jerusalem Post raportoi se ata kishin përdorur një lugë të ndryshkur. Vrima çoi në një hapësirë të zbrazët nën burg që u krijua gjatë ndërtimit të objektit. Një komandant i policisë izraelite e përshkroi atë si një “të metë strukturore”.
וכך זה נראה מתוך תא 2 אגף חמש בכלא גלבוע.
פיר מנהרה בשירותים שהוביל אל מחוץ לחומות הכלא pic.twitter.com/IsKfG8B56R— Josh Breiner (@JoshBreiner) September 6, 2021
Shërbimi i sigurisë Shin Bet tha se besonte se të burgosurit kishin qenë në kontakt me njerëz jashtë burgut duke përdorur një telefon celular të kontrabanduar dhe se ishin marrë në një makinë.
Një zyrtar i Shërbimit të Burgjeve të Izraelit e përshkroi arratisjen si “dështim i madh i sigurisë dhe inteligjencës”. Grupet militante palestineze e përshëndetën atë si “heroike”. g.v/abcnews.al