Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapen kutitë, por s’ka shkelje/ Gjikondi: Berisha hileqar, pretendimi për “trenin bullgar” rezultoi blof dhe gënjeshtër e madhe

schedule18:31 - 4 Qershor, 2025

schedule 18:31 - 4 Qershor, 2025

TIRANË– Bie alibia e Partisë Demokratike për zhdukjen e fletëve të votimit të papërdorura. Pasi u hapën disa kuti në qarkun e Vlorës rezultoi se fletët e votimit ndodheshin bashkë me pjesën tjetër të materialit zgjedhor.

Analistja dhe juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se pretendimet e Sali Berishës janë përpjekje dinake me anë të të cilave po përpiqet të blejë kohë.

Sipas saj, Sali Berisha me pretendimet e ngritura synon të justifikojë humbjen e zgjedhjeve dhe moszbatimin e nenit “Basha” në statutin e PD, i cili parashikon se kur kryetari humbet zgjedhjet, ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

“Nuk ka asnjë surprizë, por ka thjesht konfirmim. Hilet e Berishës dhe kastës së tij po përkëdhelen goxha. Ai kërkon këtu, që mos të zbatohet neni i famshëm Basha, dhe me ketë ai duhet të ishte larguar nga drejtimi i PD. Janë hile të shëmtuara dhe dinakëri, që përpiqen ta mbajnë Shqipërinë mbrapa. Treni bullgar rezultoi se është një blof dhe një gënjeshtër e madhe”, u shpreh Gjikondi.

Gjatë diskutimit në studio, analistja u pyet nëse shikon premisa për ndryshime në Partinë Demokratike dhe për këtë Gjikondi artikuloi këtë përgjigje:

“Nuk ka pikë emocioni edhe kur flet. Ai aktron rolin e  viktimës. Janë një grup njerëzish në PD, të cilët janë zhburrëruar. Gaz Bardhi është në rrugën e largimit nga PD, dhe Berisha mban fort Tabakun. Për aq koha sa është Berisha në krye të asaj partie, që është si korja e infektuar që i rri sipër, nuk besoj se do ketë gjëra të reja”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!