SHQIPËRI– Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 5200 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 770, 638 vota ose 52.24 % për qind kundrejt 501, 470 votave të PD-ASHM, 33.99 për qind.
PSD ka marrë 48. 186 ose 3. 27 për qind, Nisma Shqipëria Bëhet 55, 497 vota, ose 3.76 për qind dhe Partia Mundësia 45,415 vota ose 3.08 për qind.
Ky rezultat është deri në orën 23:00
Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.
Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 2 mandate. /abcnews.al