Ka nisur procesi i numërimit në Rrogozhinë. Kutitë e para janë hapur pak minuta më parë.
Procesi i votimit në Rrogozhinë ditën e sotme u zhvillua i qetë. Sipas të dhënave të KQZ në këtë bashki morën pjesë 30.92% e votuesve.
Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë janë Edison Memolla i PS, Ferdinand Saraç i PD dhe Hekuran Xhani i “Shtëpisë së Lirisë”.
Pritet që rezultati final në Rrogozhinë të publikohet mëngjesin e nesërm. g.v/abcnews.al