Hapen kutitë e Beratit, Bele dhe Braho tregojnë provat

schedule17:43 - 17 Maj, 2021

schedule 17:43 - 17 Maj, 2021

Nga Esiona Konomi

Këto janë 24 kuti të materialeve zgjedhore të qarkut Berat, të cilat KQZ i hapi me kërkesë të LSI-së, e cila pretendon se ka abuzime.

“Çdo kërkesë për të marrë materiale zgjedhore , e cila është në tagrin e këtij komisioni, por edhe i vlen shqyrtimit të procesit nuk është penguar,” shprehet anëtari i KAS, Koli Bele.

“Pretendimet kanë të bëjnë me faktin që në një qendër votimi ka më shumë fletë sesa votues, apo ka më pak fletë sesa votues. Është ende në proces. Provat janë nxjerrë nga materialet zgjedhore, janë vënë në dispozicion anëtarëve të KAS dhe subjekteve zgjedhore,” thekson Ledio Braho.

Por a janë këto prova të mjaftueshme për të përsëritur zgjedhjet në këtë qark, siç kërkon jo vetëm LSI, por edhe PD?

“Pavlefshmëria e zgjedhjeve në qark është një rrethanë e jashtëzakonshme, e pa ndodhur ndonjëherë në 30 vjet dhe lidhet me një numër shumë të madh parregullshmërisë që janë në vlerën e një mandati. Pra nuk mjafton që në një qendër votimi të ketë dy zgjedhës që kanë harruar të firmosin,” shprehet Bele.

“Duhet të kemi parasysh që për pavlefshmërinë duhen katër votat nga anëtarët e KAS-it . nuk është thjeshtë çështje e bindes.

Koli Bele dhe Ledio Braho, kanë qëndrime të kundërta sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike, për të marrë informacion edhe nga institucione të tjera, si policia, prokuroria apo legalizimet, për të provuar deformimin e zgjedhjeve nga PD.

“KAS nuk është agjenci informacioni apo analitike që mbledh informacione nga institucionet e shtetit,” deklaron Bele.

“Kërkesa e këtyre provave kërkon më shumice votash. Nuk arritëm dot shumicës dhe ndaj nuk ka transparencë,” shprehet Braho.

Kjo kërkesë u refuzua nga KAS.

“Ato nuk i vlejnë në thelb procesit zgjedhor, mbasi në fund të  ditës ne vlerësojmë çfarë kanë ndodhur në ditën e zgjedhjeve në qendrën e votimit. Pastaj sesa legalizime, sa gjoba, apo sa patenta janë dhënë unë nuk mendoj se ndryshon rezultatin zgjedhor,” thotë Bele.

“Unë dhe një nga anëtarët e tjerë kemi qenë pro kryerjes së transparencës së procesit zgjedhor,” shprehet Braho.

Në fund, edhe nëse në Berat zgjedhjet nuk do të përsëriten, votat do të rinumërohen për të gjithë qarku, kërkesë kjo e LSI-së, që e humbi mandatin e saj për 77 vota, vota të cilat beson që i janë numëruar gabim. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!