Burime për ABC News konfirmojnë se të martën e 16 shtatorit, Shqipëria do të ulet në konferencën e rradhes me Bashkimin Europian për çeljen e grupkapitullit “Agjenda e Gjelbërt dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Këto grupkapituj përfshijnë politikën e transportit që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore, sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji, mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së, rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane.
Më pas mbetet vetëm grupkapitulli I fundit I negociatave; “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, pozicioni negociues I të cilit u miratua pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Të njëjtat burime, thane se data e diskutuar për këto grupkapituj është 2 tetori. Kështu, Shqipëria hap të gjithë grupkapitujt e negocimit me Bashkimin Europian.
Deri më tani janë celur negociatat grupkapitujt e Themeloreve, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregu i Brendshëm, Rritja dhe Konkurrueshmëria Gjithëpërfshirëse. Ambicia e qeverisë është që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota brenda 2030 por komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka qenë optimiste për anëtarësimin e vendit tonë brenda 2029./abcnews.al

