Baret dhe restorantete janë hapur në të gjithë vendin. Qeflinjtë e kafeve nuk kanë qënë të vëmendshëm për të mbajtur distancën dhe nuk kanë qënë të pajisur me mjete mbrojtëse.
Ndërsa pronarët e tyre nuk janë optimistë për ecurinë e aktivitetit të tyre për sa kohë që janë shtuar kostot dhe nuk kanë asnjë lehtësi nga qeveria apo bashkia.
Gazetari Gjergj Figuri bën me dije se me masat e reja të përcaktuara nga ministria që ka sjellë rritje të kostove dhe reduktim të të ardhurave, ka krijuar pasiguri tek bizneset.
Disa sipërmarës thonë se kjo javë do të jetë një test për ta.
“Janë shtuar shumë gjëra, doreza, masaka, redkultim tavolinash, lëvizja e njërëzve është më e vogël, hoteli nuk funksionon fare. Punëtorëti kemi marrë të gjithë në punë. Janë sigurime ujë drita taksa vendore, të gjitha do i paguajmë si të ishim në punë normale. Më shumë e filluam për ti dhënë shansin punonjësve se për të fituar dicka. E filluam por nuk dimë sa do vazhdojë nuk është se shohim një dritë jeshile. Duhet të mblidhen ekspertë të fushës që të shohim si do ja dalim se këtu ka humbje dhe shteti”, është shprehur një ndër pronarët e lokaleve.
Një tjetër pronar biznesi është shprehur se dhe pse me hapjen e biznesit pritshmëritë janë të pakta për fitimet.
“Është pak vështirë as ne nuk dimë c’të bëjmë. Kostot janë shtuar me punëtorët s’dimë çdo bëjmë s’kemi hequr njeri nga puna se më parë punonim me stafe me dy turne. Ksotot e higjenës dizinfektimet, termometrat dhe puna nuk ka ndonjë premisë pozitive. E kemi hapur dhe në formë eksperimentimi s’pres të fitoj vetëm të mbijetoj. Por dhe mbijetesa më duket pak e vështirë”.
Pak qytetarë janë ulur në lokalet e një nga zonat më të bukura në Korçë tek pazari i vjetër. Sipërmarrësit ankohen se do do dojë kohë që ata të marrin vetëm ekonomikisht.
“Kjo situatë na ka penalizuar shumë. Pagën e luftës se kemi përfituar ende të gjithë. Shpresojmë të rimëkëmbemi po s’do jetë e thjeshtë. Edhe dita e parë ka qënë shumë e qetë”, është shprehur një nga pronarët e lokaleve në Korçë..
Një menaxher ka theksuar se interesin si ditë e parë për hapjen e lokali ska qënë shumë i madh.
“Punëtoret e mi mu dogjën nga paga e luftës për një ditë”, është shprehur një tjetër pronar.
Në qytetin bregdetar të Vlorës në bare fluksi ka qënë disi më i lartë se në zona të tjerë të vendit.
Po siç pohojnë menaxherët ka dhe ende qytetarë që kanë frikë të konsumojnë kafe në lokal.
“Kemi patur fluks që na ka munguar për 70 ditë, njerëzit kanë qënë të përmalluar për të shijuar kafen nëpër tavolina sic e kanë traditë. Po ka patur dhe kientë që kanë ende frikë dhe kanë marrë kafen në dorë. Duhe të përballemi me kushtet e reja duhet patur kujdes dhe në vazhdim”, është shprehur një menaxher në një kafe në Vlorë..
Vlonjatët kanë qënë totalisht të shpenguar, ecin nëpër rrugë pa mbajtur fare distancë dhe shumë prej tyre kanë dalë pa mjete mbrojtëse.
Ndërsa nëpër rrugët kryesore ka patur një numër të shtuar makinash. Fieri doli nga karantina, nga sot nuk do të jetë më zonë e kuqe.
Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije se Fieri i është kthyer normalitetit me të gjitha dimensionet e tij, duke përfshirë trafikun dhe vërshimin e kalimtarëve në rrugë.
Kujdesi dhe neglizhenca vazhdojnë të shfaqen paralalelisht te qytetarët. Maskat dhe dorezat shihen gjithnjë e më pak që prej nisjes së pandemisë, por kush e ka vlerësuar njëherë shëndetin kujdeset gjithmonë për të.
“Nuk e heq maskën deri sa të zhduket virusi,” është shprehur një qytetar.
Berati ende ka 10 te prekur aktiv nga COVID-19 ndaj kjo shpjegon se përse në disa nga baret që vëzhguam në qendër të qytetit nuk kishte shumë frekuentim.
Siç duket dhe nga pamjet dhe ata pak klientë janë përpjekur të ruajnë distancën.
Gazetarja Silvia Sulaj thekson se në qytetin e Sarandës, ndryshe nga çfarë pritej një numër shumë i vogël kanë hapur dyert e tyre. Pjesa më e madhe po kryejnë ende përgatitje.
Lokalet pranë deti kanë qënë të parët që janë hapur dhe janë mbushur me njerëz. Kurse pak qytetarë kanë shijuar rrezet e diellit./abcnews.al