Hapen akset kryesore pa probleme/ Si paraqitet situata nga moti i keq në qarkun e Korçës

schedule15:48 - 13 Janar, 2025

schedule 15:48 - 13 Janar, 2025

Situata e motit në qarkun e Korçës paraqitet të jetë më e qetë, pasi akset kryesore kanë të mundur qarkullim normal. Ndërkohë, po punohet për hapjen e rrugëve dytësore.

Sakaq, është punuar për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin e furnizimit me energji elektrike duke mundësuar riparimin e disa defekteve dhe përmirësuar ndjeshëm situatën e furnizimit me energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Deri tani në Qarkun e Korçës, ka patur reshje lokale dëbore me intensitet shumë të ulët. Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën për kriposjen dhe zgjerimin e akseve kryesore nacionale e turistike, duke mundësuar qarkullimin normal dhe pa probleme në këto akse.

Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, Qafa e Plloçës-Dardhas-Osnat, Proptisht-Slabinjë-Velçan-Bishnicë, Mollas-Qafzes-Çlirim (Kolonjë), Miras-Vidohovë (Devoll), etj. Vështirësi kalimi ka në zonën e Çlirimit-Ersekë, fshatrat Bishnicë, Shpellë e Jollë, Dardhas e Osnat (Pogradec), Nikolicë e Arrëz (Devoll), etj në të cilat vazhdon puna për kthimin në normalitet të situatës.

Nga Operatori i SSHEE dhe Agjencitë Elektrike është punuar për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin e furnizimit me energji elektrike duke mundësuar riparimin e disa defekteve dhe përmirësuar ndjeshëm situatën e furnizimit me energji elektrike, aktualisht rezultojnë pa energji elektrike rreth 50 abonentë dhe konkretisht: Bashkia Maliq fshatrat  Protopapë dhe Pulahë, 12 abonentë, Bashkia Korçë fshati Panarit, 20 abonentë, në Bashkinë Pogradec 2 abonentë në grupi i antenave në fshatin Çervenakë, Njësia Administrative Leskovik, fshati Peshtan,Vrepckë, Postenan, Lashovë, Gjirakar 10 abonentë, resorti “Peshku Sotire”, 3 abonentë.

Pa energji elektrike janë edhe fshatrat e Njës.Admin. Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas.

Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve.

Institucioni i Prefektit dhe strukturat e EC janë duke e monitoruar situatën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!