“Hapëm planin e emergjencës civile”, Kapisyzi: Sot jemi buzë detit dhe përballë një zbatice

schedule20:27 - 1 Prill, 2021

schedule 20:27 - 1 Prill, 2021

Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi  foli në “Radari Informativ”ABC për situatën epidemiologjike në vend, numrin e rasteve me Covid, vdekshmërinë si edhe procesin e vaksinave

“Jemi në buzë detit dhe përballë një zbatice”, kështu e ka vlerësuar situatën e Covid-19 duke theksuar se hapja e spitaleve rajonale për Covid  në njëfarë mënyre lehtësoi edhe mbingarkesën e spitaleve në kryeqytet.

Ai gjithashtu theksoi se rastet me koronavirus dhe format e rënda janë në ulje. Më tej theksoi se periudha e gushtit dhe e muajit nëntor -dhjetor ka qenë më e vështira, duke shtuar se u detyruan që në nëntor-dhjetor të hapnin planin e emergjencës.

Lexo edhe: Mesatarja e vdekshmërive në botë nga Covid, Shqipëria në vend të 7

“Jemi në buzë të detit dhe përballë një zbatice. Ka një tërheqje që çuditesh, sot kemi  nga 7-8  pacientë, ndërsa më parë kanë qenë me 30. Pra hapja e spitaleve rajonale ka bërë një shkarkim. Them se ka një rënie të infeksionit dhe formave të rënda që pasqyrohet me numrin e ulët të urgjencave”, tha ai.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu tha se raportimet për rastet e rënda, janë shifra që pasqyrojnë situatën para 15-ditëve, ndërsa shtoi se tek qytetarët është shtuar më shumë ndërgjegjësimi për këtë sëmundje.

“Rastet e rënda dhe fatalitet janë raste që kanë qenë të infektuar më parë. Shifrat aktuale të ditëve të fundi pasqyrojnë situatë e para 15-ditëve. Më thënë të drejtën sot gjejmë pak njerëz që nuk e kanë kaluar Covid dhe kjo ka sjellë më shumë ndërgjegjësim sepse duke marrë eksperiencë direkte nga njerëzit e tyre kanë kuptuar që nuk bëhet shaka”, tha ai.

Pjesë nga intervista në studio:

Pyetje: Është e vërtet që në spital pacientët mbërrijnë në gjendje të rëndë?

Kapisyzi: Duhen sqaruar disa elementë për këtë situatë. Ne bëmë një sondazh ku na rezultoi se

Se 85% e rasteve të shtruara janë me shkollë të mesme dhe 8-vjeçare. Pra statusi social kulturor është një faktor risku. Gjithashtu ka të bëjë edhe me informacionin që ata kanë marrë. Një tjetër element është ajo që kemi thënë edhe më parë se ky virus është inteligjent, pra nuk të lë të kuptosh se në çfarë faze je. Por duhet ta themi që njerëzit ndjehen më mirë në shtëpi. Po ashtu theksoj se paniku apo ankthi janë faktor negativ për këtë këtë sëmundje. Por dua të them se pjesë e terapisë së Covid është edhe trajtimi për ankthin që realizohet në konsultë me psikiatrin.

Frika që pacientët që kanë nga spitalet?

Kapisyzi: Duhet të themi që edhe në shtëpinë tonë ne ndjejmë mungesën e diçkaje. Në një pandemi u gjunjëzuan sistemet shëndetësore më të rëndësishme në botë. Pandemia është një luftë ndryshe nga të tjerat. Në këtë luftë është ekipi i mjekëve ku gjithsecili ka kontributin e pazëvendësueshëm në trajtimin e pacientëve,. Në pandemi nuk ka çfarë bën komandanti nëse nuk është skuadra. Mjekët e të gjithë spitaleve Covid kanë bërë një luftë të pazëvendësueshme. Pati shtime të infermierëve. Nga një infermier me 10 pacientë , u bë një infermier me 4-5 pacientë.

Pyetje: Kur ka qenë periudha më e ngarkuar?

Kapisyzi: Më e ngarkuar ka qenë periudha gusht dhe fundi i nëntor-dhjetor që na detyroi të çonim deri në  zbatimin e planit të emergjencës civile. Në nëntor-dhjetor u detyruar ta hapim. Pra konsultat i kthyem në pavion, por fatmirësisht i kishim pararendur kësaj kohë më parë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!