“Hape derën”! Policët me vrap, blindohet lagja ku u ekzekutua Everest Çaka në Elbasan

schedule16:14 - 26 Maj, 2021

schedule 16:14 - 26 Maj, 2021

Efektivë të policisë së Elbasanit pasditen e sotme kanë zbarkuar në një operacion blic në vendin ku disa javë më parë u ekzekutua në një atentat mafioz Everest Çaka në sy të gruas në makinën e tij në lagjen “Skënderbej”.

Abc sjell pamjet e momenteve të kontrollit, ku forca të shumta policie vrapojnë drejt një banese, të cilën e kanë rrethuar për të ushtruar kontroll pas informacioneve se mund të fshihen persona që mund të kenë lidhje me krimin.

41-vjeçari Everest Çaka u ekzekutua në datë 11 maj në mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Ai po kthehej nga shtëpia e vjehrrit në lagjen “Skënderbej” kur u qëllua për vdekje në makinë, ndërsa bashkëshortja e tij u plagos në dorë.

Disa minuta më vonë autorët dogjën makinën në Kavajë, ndërsa prej asaj nate nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Çaka kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe pista ku po hetohet është hakmarrja nga një zinxhir krimesh që kanë ndodhur në Elbasan nga prishja e pazareve jashtë vendit, kryesisht në Spanjë dhe Belgjikë./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!