Hapat e krijimit të ushtrisë së Kosovës

schedule13:09 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 13:09 - 14 Dhjetor, 2018

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nisi transformimin e saj në ushtri në vitin 1999, në një proces që do zgjaste disa vjet. Fillimisht ishin trupat mbrojtëse të Kosovës të cilat mision kryesor kishin mbrojtjen e vendit kryesisht nga fatkeqësitë natyrore.

Me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 nisi edhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës me një proces që përfundoi në vitin 2000. Më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashikohej edhe shpërbërja e TMK-së, dhe krijimi i një force të re. Shpërbërja e Trupave Mbrojtëse të Kosovës është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve kryesorë vendorë dhe të huaj. Më 21 janar të vitit 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila kishte përgjegjësi përballjen me katastrofat e rënda, si tërmetet, përmbytjet apo zjarret. Deri më tani, misioni i FSK-së ishte kryerja e operacioneve të reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj; operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës; si ndihma ndaj autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera. Më 4 mars të 2014-ës, Qeveria asokohe e drejtuar nga Hashim Thaçi pati mori vendim për transformimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, në ushtri të Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!