Bayern Munich ruan ecurinë pozitive, ndërsa merr një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Borussi Monchengladbach në takimin e javës së 20-të të Bundesligës.
Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Elvedi që shënoi në minutën e 35-të.
Megjithatë në minutën e 45-të Pavlovic barazoi për vendasit pas asistit të dhuruar nga Muller.
Në minutën e 70-të Kane shfrytëzoi rrëmujën në zonë dhe kaloi bavarezët në avantazh, teksa ndeshja u vulos nga de Ligt që shënoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 86-të.
Pas kësaj përballjeje, Bayern Munich renditet në vend të dytë me 50 pikë, teksa Borussia Monchengladbach renditet në vend të 13-të me 21 pikë.
Bayer Leverkusen merr një tjetër fitore, ndërsa triumfon me rezultatin 0-2 në transfertën e Darmstadt.
Golat u realizuan nga Tella në minutën e 33-të dhe 52-të.
Pas këtij takimi, Darmastadti renditet në vend të fundit me 11 pikë, teksa Bayer Leverkusen kryeson me 52 pikë./ h.ll/abcnews.al