Hap restorantin pas pandemisë, klienti bujar i lë bakshish 1,300$

schedule12:05 - 5 Maj, 2020

schedule 12:05 - 5 Maj, 2020

Dritat ishin ndezur dhe tavolinat ishin  vendosur jashtë  në Frog & The Bull të premten, pasi restoranti në Austin, Texas, mirëpriti përsëri klientët .

Ajo ishte një ditë e paharrueshme për pronarin David Fernandez, i cili për javë me radhë mezi priste të rihapte  restorantin pas izolimit disa javor për shkak të koronavirusit, shkruan CNN.

Por dhurata  e një klienti e bëri  rihapjen e restorantit edhe më të veçantë për Fernandez dhe punonjësit e tij.

Një burrë dhe familja e tij, të cilët kishin darkuar në  këtë restorant edhe më parë, të premten shkuan përsëri.

Pasi morën faturën në fund dhe duhet të paguanin kamarieri u habit kur veç faturës klienti kishte lënë 1,300 dollarë bakshish, 300$ për kamarierin dhe 1000$ për restorantin.

“Unë u habita kaq shumë sepse nuk e kuptova pse ai më la kaq bakshish ,” tha kamarieri për CNN.

“Por klienti bujar tha se ai ishte jashtëzakonisht mirënjohës që ata hapën restorantin në këtë kohë dhë po rrezikojnë vetën për ti shërbyer klientëve.”

“Nuk di çfarë të them,” tha Fernandez për  CNN. “Ishte gjest jashtëzakonisht bujar dhe jam kaq i lumtur”.

Si shumica e industrisë së restoranteve në SH.B.A. , restoranti u godit rëndë për shkak të krizës së koronavirusit, dhe Fernandez duhej të pushonte nga puna pjesën më të madhe të punonjësve të tij.

Stafi u përpoq ta mbante restorantin duke vazhduar punën me shërbimin delivery.

Por pavarësisht kësaj humbjet ishin të mëdha dhe ai nuk mund të paguante dot as punonjësit.

Kështu që kur u dha lajmërimi se mund të rihapnim restorantet u gëzova pa masë.

Paratë shtesë nga klienti bujar do të ndihmojnë restorantin të rikthehet në rrugën e duhur me faturat që duhen paguar, tha Fernandez.

Ndërsa ai nuk di ndonjë detaj tjetër në lidhje me klientin, Fernandez tha se do të sigurojë që klienti të ketë gjithë kujdesin e duhur sa here të vijë në restorant./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!