Hoteli më i lartë në botë ka hapur dyert në majë të Kullës Shanghai, e cila dominon në një lartësi prej 632 metrash në kryeqytetin e Kinës. Hoteli luksoz zë katet e fundit të qiellgërvishtëses 128-katëshe, ndërtesa e dytë më e lartë në planet pas Burj Khalifa në Dubai.
“J Hotel”, i cili u hap zyrtarisht të Shtunën e kaluar, ka 165 dhoma, disa prej të cilave janë në dispozicion me çmime marramendëse, të tilla si suita më e bukur me llambadarë kristali dhe sauna që kushton 8,660 euro. Ka edhe katër restorante, një qendër SPA dhe një fitnesi.