“Hap drejt zgjidhjes së konfliktit”, ministria e Jashtme e Shqipërisë përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Gaza

schedule16:24 - 16 Janar, 2025

schedule 16:24 - 16 Janar, 2025

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza. Në një status në platformën X, e vlerëson si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit. Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!