Hante ushqim macesh, ngordh në moshën 22-vjeçare qeni më i vjetër në botë

schedule11:46 - 7 Tetor, 2022

schedule 11:46 - 7 Tetor, 2022

Pebbles, qeni që mbante rekordin për qenin më të vjetër në botë, ngordhi në fillim të kësaj jave në moshën 22-vjeçare në juglindje të SHBA-së, thanë Rekordet Botërore Guinness në faqen e tyre të internetit.

Kjo femër Fox Terrier është ushqyer me ushqim për macet që nga viti 2012, gjë që mund të ketë kontribuar në jetëgjatësinë e saj. “Pebbles, qeni më i vjetër në botë, fatkeqësisht ngordhi, për shkaqe natyrore dhe në mënyrë paqësore në shtëpi, e rrethuar nga familja e saj”, kanë shkruar pronarët e tij në Instagram.

Ai ka lindur më 28 mars 2000 në Long Island në shtetin e Nju Jorkut dhe jetoi pjesën më të madhe të jetës në shtetin e Karolinës së Jugut. Qeni i vogël me vetëm dy kilogramë lindi 32 këlyshë gjatë jetës së saj të gjatë.

Pebbles u shpall qeni më i vjetër në botë në maj 2022 gjatë një vizite të ekspertëve të Librit të Rekordeve Guinness, institucioni që regjistron rekorde në të gjitha fushat.

Sipas Julie Gregory, pronares, sekreti i jetëgjatësisë dhe shëndetit të Pebbles qëndronte në kujdesin e higjienës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!