Hansi Flick “vlerëson me nota të larta” japonezët: Kamada dhe Endo, ndër më të mirët e viteve të fundit në Bundesliga

schedule11:34 - 23 Nëntor, 2022

schedule 11:34 - 23 Nëntor, 2022

Në konferencën përpara ndeshjes hapëse të kombëtares gjermane, tekniku i “pancerave” Hansi Flick e ka konsideruar kombëtaren japoneze, si një ekip të kompletuar me gjithë cilësitë e nevojshme, për t’i dhuruar një ndeshje të vështirë 4 herë fituesve të Kupës së Botës.

Tekniku gjerman e quajti veten një “tifoz të madh” të futbollit japonez, ku përmendi në mënyrë të veçantë dhe 2 lojtarë japonezë të cilët luajnë në Bundesligën gjermane.

“(Daichi) Kamada bën një punë të shkëlqyer me Frankfurtin, (Uataru) Endo po ashtu ka qenë një nga mesfushorët më të mirë në Bundesligë”,- u shpreh tekniku 57-vjeçar.

Flick foli dhe për mungesat, që skuadra e tij do të ketë në “Khalifa International Stadium” ditën e sotme, ku sulmi do të “vuajë” nga mungesa e anësorit të Bayern-it, Leroy Sane.

Ndërkaq, tekniku i “Die Mannschaft” nuk zbuloi emrin i cili do të zëvendësojë, Sanen, por tha se Manuel Neuer dhe Joshua Kimmich janë deri më tani pjesë të “11-gladiatorëve” titullarë. /i.m/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!