“Hani mish gjel deti dhe shmangni bakllavanë gjatë festave”, Albana Daka këshilla për të prekurit nga kolesteroli

schedule11:40 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 11:40 - 27 Dhjetor, 2021

Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” është ndalur sot te personat që vuajnë nga kolesteroli.

Ajo ka dhënë këshillat e domosdoshme, veçanërisht për periudhën e festave të fundvitit, duke u ndalur te bakallavaja dhe gjeli i detit.

“Mishi i gjelit të detit nuk ka kolesterol, sepse është mish i pastër. Por nuk duhet të abuzojmë me sheqernat, pasi kanë lidhje ngushtësisht me yndyrnat, pra transformohen në yndyrna. Marrja e tepruara e sheqernave, kryesisht në formën e ëmbëlsirave, bakllavasë, edhe në formën e të gjitha ushqimeve të procesuara siç janë sallamrat, proshutat. Tryezat duhet t’i mbushim me fruta të thata, gjel deti.

Përqindja më e madhe e kolesterit prodhohet në organizëm dhe një pjesë e vogël vjen nga regjimi ushqimor, megjithatë atë pjesë që vjen nga regjimi jonë ushqimor, ne duhet ta mbajmë të kontrolluar”, u shpreh Daka.

 

Më poshtë do të gjeni regjimin ushqimor që do mirëmenaxhojë nivelet e kolesterolit, aq sa ka mundësi regjimi ushqimor gjithmonë.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!