Handanovic: Ishim të pafat, sikur të kishte shënuar Lukaku!

schedule23:30 - 21 Gusht, 2020

schedule 23:30 - 21 Gusht, 2020

Samir Handanovic, portieri i Interit, pas përballjes me Sevilla u pa kokulur. Kapiteni i skuadrës italiane bën analizën e tij gjatë deklaratës së dhënë për “Sky Sport Italia”. “Zhgënjim i madh, por duhet të shohim përpara. Sikur e thashë edhe dje, është një pikë fillimi për ne dhe shpresoj të luajmë sa më shumë ndeshje të tilla.

Do të ishte e lehtë të tregoje gjërat që shkuan keq, por ne kishim shanse shumë të mira shënimi me Lukakun dhe mund të kishte shkuar ndryshe nëse shënonim”, tha fillimisht portieri i Interit.

“Në fushë ishin dy ekipet të hapura dhe që bënin lojë sulmuese. Duhet ta kishim mbajtur topin më mirë në pjesën e dytë, pasi mendoj se ata ishin të lodhur dhe ne kishim më shumë energji. Ishim ta pafat te goli i tretë. pasi po shkonte jashtë. Topi shkoi dhe goditin Lukakun në këmbë, kështu që ishim pa fat dhe ai gol vendosi ndeshjen”, mbylli slloveni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!