Hana bën 3 vjeç, Mozzik dhe Loredana emocionojnë me fjalët për të bijën

schedule08:16 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 08:16 - 18 Dhjetor, 2021

Sot ka festë për Mozzik dhe Loredanën pasi vogëlushja e tyre, Hana feston tre vjetorin e lindjes. Hana i ka marrë urimet e para nga personazhet më të rëndësishëm të saj. Mozzik ka publikuar një fotografi me vogëlushen krahas së cilës ka shkruar: “Urime ditëlindja e tretë shpirti e babit”.

Loredana ka ndarë një story ku shprehet: “Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Hana shpresoj të qëndrosh përgjithmonë kështu që je!! Nuk mund ta besoj se sa inteligjente dhe jashtëzakonisht e sigurt mund të jesh në moshën 3 vjeçare. Zemra dhe shpirti im, të dua shumë.”

Nuk ka munguar as një urim nga Getinjo, i cili ka publikuar një foto nga momenti që flet me Hanën. “Gëzuar ditëlindjen. Urime zemra ime“, ka shkruar ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!