Hamilton kampion dhe jashtë piste, vazhdon luftën kundër racizmit

schedule23:17 - 12 Korrik, 2020

schedule 23:17 - 12 Korrik, 2020

Lewis Hamilton është një kampion i lindur. Piloti britanik mund të quhet pa asnjë mëdyshje si një legjendë e Formula 1, edhe pse ende vazhdon të jetë pjesë e sportit më të famshëm për garat me makina.

Me fitoren e sotme në çmimin e madh të Austrisë, Hamilton u bë piloti i vetëm që fiton të paktën një garë në 14 sezone radhazi në Formula 1, një rekord fantastik.

Vëmendje të madhe, mori dhe gjesti i tij pas fitores. Sapo doli nga makina e tij, Hamilton u ul në gjunjë në shenjë proteste ndaj racizmit, si dhe pati të veshur një bluzë me shkrimin “Black Lives Matter”. Një kampion i lindur!/abcnews.al