Hamilton i tregon muskujt Verstappen në provat zyrtare të “Qatar GP”

schedule18:29 - 20 Nëntor, 2021

schedule 18:29 - 20 Nëntor, 2021

Formula 1 do të jetë mjaft emocionuese në tre garat e mbetura. Lewis Hamilton regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Katarit dhe mesazhi për Max Verstappen është i qartë.

Holandezi do të niset i dyti, mes dy makinave Mercedes që duan të fitojnë edhe Botërorin për konstruktorë. Valtteri Bottas do tentojë të ndihmojë shokun e skuadrës, Hamilton.

Ka pasur edhe surpriza, pas në vendin e katërt u pozicionua Pierre Gasly me Alpha Tauri dhe u ndoq nga Fernando Alonso me makinën e tij Alpine.

Nga makinat Ferrari vetëm Carlos Sainz u përfshi në dhjetëshen më të shpejtë. Ai u rendit në vendin e shtatë, ndërsa i dhjeti u rendit Sebastian Vettel. / abcnews.al