Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hamilton arrin 100 fitore në karrierë, Verstappen spektakolar në Rusi

schedule16:42 - 26 Shtator, 2021

schedule 16:42 - 26 Shtator, 2021

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Rusisë, garën e 15 të kampionatit botëror të Formula 1. Ka qënë një garë e “çmendur” ajo në pistën e Sochi, që ka dhuruar emocione të pafunda. Deçiziv në rezultatin final kanë qënë reshjet e shiut, që ranë në xhirot e fundit dhe ndryshuan totalisht renditjen.

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton arrin fitoren e 100-të në karrierë. Një garë spektakolare ka zhvilluar edhe Max Verstappen, që e mbylli në vendin e dytë, por kujtojmë që u nis nga vendi i fundit bashkë me Leclerc. I pafat piloti i Ferrarit, që u aksidentua 2 xhiro para përfundimit të garës.

Sainz me Ferrarin tjetër zhvilloi një garë shumë të mirë dhe arrin të sigurojë një vend në podium. Gjynah për Norris, që lëshon vendin e parë vetëm në xhirot e fundit dhe detyrohet të kënaqet me vendin e shtatë.

Gara për titullin kampyo n bëhet akoma më e fortë, pasi tashmë vetëm 2 pikë ndajnë hamiton (246.5 pikë) dhe Verstappen (244.5 pikë)nga njëri-tjetri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!