Hamdi Salihi vlerëson taktikisht Partizanin

schedule12:30 - 11 Korrik, 2019

schedule 12:30 - 11 Korrik, 2019

Hamdi Salihi vlerëson lart taktikisht ndeshjen e Partizanit në Ligën e Kampionëve. Ish-sulmuesi shkodran, sot zv.trajner i kombëtares, mendon se mund të arrihet sukses në Azerbajxhan.

Ndoshta do të kishte dashur të kishte qenë në fushë. Partizanin ndaj Karabakut e ndoqi në stadium edhe zv. trajneri i ri i kombëtares, Hamdi Salihi, një ish-sulmues goli, që vlerësoi lart përgatitjen nën trajnerin Franko Lerda.

“Interpretuam mirë për anën taktikitsht nga ana e lojtarëve që nuk rrezikuan rezultatin dhe bënë atë që trajneri i kishte udhëzuar me i kap me kundërsulme. Arritën dy herë nuk ishin me fat, njëherë dhe shtylla. Mendoj se rezultati më i drejtë ishte 0-0”.

A mendon Salihi se skuadra shqiptare mund ta kalojë turin?

“Ky është një rezultat që e lë të hapur për ndeshjen e dytë. Besoj që të vendosen mirë dhe ndeshjen e dytë kështu si sot, të shfrytëzojnë kundërsulmet. Duke ditur kundërshtairn e prisja që do ishte ndeshje e vështirë”.

Në stadium ai ishte si zv. trajner i kombëtares, si ndihet me këtë pozicion?

“Është diçka e re.  E kam me shumë pasion, po mësoj, të jem afër trajnerit, të jap ndihmën time që edhe ai të jetë i informuar dhe afër lojtarëve”. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!