Hambari i botës mbyll dyert, pasoja të rënda edhe në Shqipëri

schedule10:32 - 9 Mars, 2022

schedule 10:32 - 9 Mars, 2022

Qeveria e Ukrainës ka ndaluar eksportet e thekrës, elbit, sheqerit , kripës dhe mishit deri në fund të këtij viti, sipas rezolutës që u publikua sot nga zyrtarët ukrainas, shkruan The Guardian.

Si pasojë kjo masë do të sjellë mungesë të drithërave në Evropë si edhe rritje të çmimeve, e cila është ndjerë edhe në vendin tonë, me qytetarët që janë dyndur në dyqane për tu furnizuar me miell.

Rusia dhe Ukraina së janë përgjegjëse për rreth 30% të eksporteve botërore të grurit dhe elbit.

Lexo edhe: LIVE/ Dita e 14-të e sulmit, Zelensky: Nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim

Ministri i Bujqësisë i Irlandës, Charlie Mçonalogue, tha për RTE se fermerë, prodhues të qumështit dhe viçit, duhet të konsiderojnë rritjen e çmimit të drithit këtë vit. Ai tha se vendi importon 60% të grurit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!