Hamasi shprehu “mirënjohjen e thellë” për mbështetjen e Hezbollahut, pasi udhëheqësi i grupit libanez, Hassan Nasrallah, u zotua se do të vazhdojë presionin ndaj Izraelit derisa të arrihet një armëpushim në Rripin e Gazës. Lëvizja palestineze vlerëson në deklaratën e saj se qëndrimi i Nasrallah parandalon planet e Izraelit “për të përkulur frontin e mbështetjes për popullin tonë dhe rezistencën tonë në Rripin e Gazës”.
Hassan Nasrallah mbajti një fjalim më herët, pas shpërthimeve vdekjeprurëse të pajisjeve të bllokuara të komunikimit të martën dhe të mërkurën. Ndërsa, Hamasi dhe Hezbollahu fajësuan Izraelin. Udhëheqësi i Hezbollahut pranoi se organizata e tij mori “një goditje të rëndë dhe të paprecedentë në historinë e Libanit”. 37 persona u vranë dhe më shumë se 3000 u plagosën nga shpërthimi i sinjalizuesve dhe radiove portative të organizatës.
Nasrallah paralajmëroi megjithatë se grupi do të vazhdojë sulmet e tij ndaj Izraelit derisa të përfundojë lufta në Rripin e Gazës./abcnews.al