Hamasi përgëzon popullin sirian pas rënies së regjimit të Asadit

schedule15:56 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 15:56 - 9 Dhjetor, 2024

Hamasi përgëzoi popullin sirian pas rënies së Bashar al-Assad, me lëvizjen islamike palestineze duke bërë thirrje për unitet.

“Hamasi përgëzon popullin vëlla sirian për suksesin e tij në përmbushjen e aspiratave të tyre për liri dhe drejtësi dhe u bën thirrje të gjitha grupeve të ndryshme të popullit sirian të bashkohen”, tha Hamasi në një deklaratë.

Regjimi i presidentit Bashar al-Assad në Siri ra, pas një ofensive të papritur nga grupet rebele islamike. Kjo ofensivë u drejtua nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), së bashku me fraksionet rebele aleate dhe i dha fund sundimit 50-vjeçar të familjes Assad.

Ofensiva filloi vetëm 12 ditë më parë, me dy qytete të mëdha që ranë në duart e rebelëve gjatë fundjavës. Homs, qyteti i tretë më i madh i Sirisë, u pushtua të shtunën pas vetëm një dite luftimesh.

Një ditë më pas, të dielën, rebelët e udhëhequr nga HTS njoftuan se kishin hyrë në kryeqytetin Damask, duke liruar të burgosurit nga burgu famëkeq ushtarak Saydnaya./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!